728 x 90 Leaderboard

Robert Redford prek 82 vjet jetë: lamtumirë aktrim!

Aktori i famshëm amerikan Robert Redford, tashmë 81 vjeç, ka njoftuar vendimin për t’i dhënë fund karrierës. Roli më i fundit i tij, ai në filmin “The Old Man and the Gun”, ku luan Forrest Tuckerin, personalitetin e një të burgosuri, dhe i cili do shfaqet premierë në shtator, me gjasë do jetë i fundit.

Redford, me datë 18 gusht mbush 82 vjeç dhe tha se ka aktruar nga mosha 21-vjeçare.

“Mendova që është e mjaftueshme … Asnjëherë mos thuaj ‘kurrë’, por pothuajse arrita në përfundimin se duhet thënë”, deklaroi aktori që për shqiptarët u bë i dashur me filmat “Propozimi 1 milion” dhe “Havana”.

Sa për rolin e fundit tha se “ishte e mrekullueshme për mua të luaja një person të tillë në këtë pikë të jetës time”.

Shihni trailerin e filmit “The Old Man and the Gun”, roli i fundit i Robert Retford. /tesheshi.com/

 

Related posts