RITI/ Papa Françesku u lan këmbët 12 të burgosurve…dhe jua puth! (video)

Papa Françesku u lau këmbët dymbëdhjetë të burgosurve të një burg afër Romës, një rit ky tradicional në prag të Pashkës.

Rituali i referohet një gjesti të pretenduar të Jezusit, i cili besohet se u ka larë këmbët apostujve gjatë Darkës së Fundit për t’u treguar atyre se ai është gati të bëjë një veprim të përulur.

“Jezusi bëri një gjest larjeje këmbësh, si një shërbëtor i përulur, dhe unë do ta bëj të njëjtën gjë nën shembullin e tij”, tha Papa Françesku.

“Le të jetë gjesti im një ndihmë për të qenë më të dobishëm për njëri-tjetrin, më miqësorë dhe vëllazërorë”, shtoi ai.

Pastaj, 82-vjeçari nën rason e bardhë u gjunjëzua para secilit prej gjithsej dymbëdhjetë të burgosurve, nëntë nga Italia, një nga Brazili, një nga Bregu i Fildishtë dhe një nga Maroku.

Me anë të një ene argjendi, kleriku i lartë lau këmbën e djathtë të secilit të burgosur, më pas e fshinte me një peshqir të bardhë dhe e puthte.

Disa nga të burgosurit vendosën t’i puthnin dorën Papës, pasi ai me to u lau këmbët. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts