Auto Dak
Auto Dak

Ristani vendos daljen nga harresa me “rebelim”: si po dështojmë ta rrëzojmë Ramën

Arben Ristani, ish-numri 2 i PD-së në katërvjetëshin e parë opozitar, ka shkruar një status, cili ka si nëntekst të shprehurit e tij kundër stilit Basha në drejtimin e partisë. E kjo, pasi pothuajse ka dalë tërësisht nga skena e protagonizmit opozitar, duke u harruar pothuajse nëse ekziston politikisht.

“Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?”, me tha shitesja e bukes sot.

Dicka mermerita neper buze dhe u largova.

Rruges mendova: t’i thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.

T’i thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.

T’i thosha se do e largojme me dhune. Ne s’jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s’na lejojne.

Mund t’i kisha thene: hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.

Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s’ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte”, shkruan Ristani, njeriu që në krye të KQZ-së dikur, do i rrëmbente Ramës mandatin e Tiranës e do ja dhuronte Bashës, duke u shpërblyer më pas nga Berisha me një mandat deputeti, e nga Basha me emërimin Sekretar të Përgjithshëm të PD-së.

Por që pas zgjedhjeve të 2017, Ristani ka firuar, e postin e tij e gëzon Gazmend Bardhi.

Ky status i tij tregon një lloj divorci mes tij dhe Bashës, gjersa në momentin më delikat për PD-në dhe këtë të fundit, vendos t’i dalë kundër, duke ia denoncuar, nëpërmjet një dialogu fiction, politikës së ndjekur deri më tani, pa mundur të finalizojë rrëzim e premtuar të Ramës. /tesheshi.com/             

auto pjese dak

Related posts