Auto Dak
Auto Dak

Ristani, edhe më i qartë kundër Bashës: sikur të vepronte si Berisha në 2004-ën…

Ish-numri i 2 i PD-së në 4-vjeçarin e parë në opozitë Arben Ristani, shfaqur së fundi kritik me Bashën, tha se ekziston një model se si rivihet në pushtet, e që sipas tij nuk po e aplikon dot lidershipi aktual.

“Berisha në vitin 2004 e hapi Partinë Demokratike, tërhoqi të gjithë kontribuesit në PD, qofshin ata edhe ish-kundërshtarë të tij të mëparshëm. Pra është një shembull që ne e kemi dhe kemi brenda forcës sonë politike dhe që unë ngul këmbë që duhet bërë që Partia Demokratike të bashkohet. Të hapet, të thërrasi të gjithë ata që kanë çfarë t’i thonë publikut shqiptar që kanë kontribuuar që kanë eksperiencë dhe që mund të japin për Partinë Demokratike”, tha Ristani i ftuar në Top Talk.

Ristani gjykon se Basha po ec qorrazi dhe me shpresa gjithnjë e më ta pakta për t’i dhënë PD-së potencën e dikurshme politike.

“Duhet të kemi të parin qëllimin, ku duam të shkojmë, duam ta sjellim PD-në në pushtet apo jo? Kjo do qartësi edhe për rrugën që duhet të ndjekim sepse nuk duhet të gjendemi si në një pyll të errët ku provojmë të ecim majtas apo djathtas. Na duhet një rrugë e qartë se ku duhet të shkojme dhe çfarë duhet të bëjmë për të arritur qëllimet e organizatës, pra të PD-së. Këtu duhet gjetur momenti që dëshirat e brendshme apo nevojat e individit të përputhen me nevojat e organizatës”, theksoi ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, tashmë i lënë mënjanë dhe gati në harresë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts