Rinovon kontratën futbollisti më i vjetër në botë: Kazu Miura luan ende, edhe pse mbushi 51 vjeç

Ai që ka ndjekur rregullisht kampionatin italian në vitet ’90, e që ka memorie të fortë, mbase e kujton se në sezonet 1994-1995, një japonez mëngjarash luante për Genoan.

Ai quhej Kazuyoshi Miura, e asokohe bëri bujë të madhe, pasi ishte ndër të paktët japonezë që zbarkuan në

Seria A.

Djaloshi i atëhershëm sot është thuajse 51 vjeç (i mbush në 26 shkurt), e akoma vazhdon të luajë si futbollist profesionist në Japoni.

E habitshme por e vërtetë: King Kazu (siç e thërrasin) madje ka rinovuar kontratën me Jokohama FC, klub që luan në kategorinë e dytë japoneze, ku ai aktivizohet prej 13 sezonesh.

Fantazisti luan sezonin e 33-të në këtë kampionat, e në vitin e fundit, në 12 ndeshje shënoi 1 gol, duke

thyer rekordin e vet, për golashënuesin më të vjetër në Ligën Japoneze.

Por Miura është shndërruar që vjet, kur ishte 50 vjec e 7 muaj, edhe në lojtarin më të vjetër në botë që vazhdon të luajë futboll, duke thyer rekordin e legjendës britanike Stanley Mattheës.

Miura në karrierë, përveç Genoas, ka luajtur edhe me Santos e Palmeiras në Brazil, Dinamon e Zagrebit në Kroaci, e Sydney-n në Australi.

Me Kombëtaren

japoneze, Kazuyoshi Miura ka luajtur 89 ndeshje, duke realizuar 55 gola.

/tesheshi.com/

Related posts