Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rindërtimi: Rama prezanton Kombinatin e ri, edhe turistik

Në kulmin e një tjetër krizë pas asaj tërmetore, jo lokale por globale, siç është pandemia e COVID-19, kryeministri Rama prezantoi projektin e rindërtimit në Kombinat, një nga zonat e dëmtuara nga lëkundjet fatale të 26 nëntorit.

Sipas Ramës, vizioni shkon tej strehimit si nevojë imediate e atyre që humbën shtëpitë.

“Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Kombinati ka një projekt që tregon shumë për atë që ne duam të bëjmë.

Synojmë të krijojmë një Kombinat që është një destinacion për turistët, për jetën e natës dhe për shumë aktivitete të tjera dhe këto i përkasin “Shqipërisë 2030″ dhe jo vetëm një harku kohor prej një viti që na duhet për të akomoduar njerëzit”, theksoi i pari i qeverisë.

Por tha ai, duhet durim dhe se i kuptonte ata që presin të strehohen, tashmë që nga dimri është kaluar në verë.

“Ne përjetojmë rritjen e temperaturave, unë nuk ka ditë që të mos i mendoj.

Unë nuk jam përdorues i ajrit të kondicionuar, por ne i kemi kushtet. Mirëkuptoj stresin dhe padurimin.

Ndonjëherë edhe acarimin. Mirëpo ajo që duhet kuptuar është që për të shkuar deri tek shtëpia e ndërtuar është një proces i tërë“, tha Rama. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts