Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

RIMËKËMBJA/ Brukseli prezanton “Gjenerata e Re e BE”, lum miliardash pas COVID-it

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, prezantoi një propozim për një strategji të rimëkëmbjes së BE, e cila parashikon 1,074.3 miliardë euro për buxhetin e përbashkët për periudhën 2021-2027 dhe 750 miliardë euro për instrumentin e rimëkëmbjes pas pandemisë së virusit koronar.

Strategjia u quajt “Gjenerata e Re e BE”.

Propozimi erdhi pas konsultimeve me 27 vendet anëtare të BE-së, dhe do të shërbejë si bazë për diskutim nga krerët e BE-së, të cilët do të përpiqen të bien dakord për një paketë për rimëkëmbjen e BE-së në një samit në Bruksel javën e ardhshme.

“Qëllimet e strategjisë sonë të rimëkëmbjes mund të përmblidhen në tre fjalë: konvergjencë, rezistencë dhe transformim. Kjo specifikisht nënkupton riparimin e dëmit të shkaktuar nga COVID-19, reformimi i ekonomive tona dhe rimodelimi i shoqërive tona”, tha Michel.

Propozimi mbështet planin e Komisionit Evropian që BE të marrë hua deri në 750 miliardë euro në tregjet botërore të parave në periudhën e ardhshme, nga të cilat 250 miliardë euro kredi dhe grante deri në 500 miliardë euro do të jenë në dispozicion të vendeve dhe rajoneve të BE-së.

Shumica e fondeve (560 miliardë euro) nga Instrumenti i Rimëkëmbjes duhet të përfshihen në Mekanizmin e BE për Rimëkëmbjen dhe Rezistencën, grantet e të cilit (310 miliardë euro) mund të përdoren nga 2021 deri në fund të 2023.

Më shumë para për fondet IPA

Propozohet që kjo hua e përbashkët e BE-së të shlyhet në periudhën nga 1 janari 2027 deri më 31 dhjetor 2058, me këstin vjetor që të mos kalojë 7.5 përqind të shumës maksimale prej 750 milion eurosh.

Kur bëhet fjalë për buxhetin shumëvjeçar të përbashkët të BE-së, propozimi i Presidentit të Këshillit të BE-së prej 1074.3 miliardë eurosh për periudhën nga 2021 deri në 2027 është më pak se 1,100 miliardë të propozuar EC.

Propozimi thekson që kjo ulje e buxhetit në vetvete është kompensuar përmes planeve ambicioze të rimëkëmbjes dhe një instrumenti të rimëkëmbjes.

Eshtë deklaruar se uljet në financimin e disa programeve nga buxheti i BE-së janë kompensuar dhe tejkaluar nga financimi nga fondi i rimëkëmbjes.

Kështu, fondet për Fqinjësinë, Zhvillimin dhe Programin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të BE (NDICI), i cili përfshin fondet IPA për vendet e pranimit, u shkurtua me 4.7 miliardë euro nga buxheti i BE-së, por u rrit me 15.5 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes “Gjenerata e Re e BE”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts