Rikthimi i studentëve në auditore, Rektorati: ja si do zëvëndësohen orët në protestë

Rektorati i Universitetit të Tiranës ka marrë vendimin që studentët të zëvëndësojnë orët e munguara për shkak të daljes në protestë, me të shtunat e të dielat për 5 javë me radhë.

Në mbledhjen e Rektoratit të datës 08.01.2019 u mor në konsideratë situata mësimore pas përfundimit të protestës studentore , e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor 2018, pra 10 ditë mësimore. Pas diskutimeve të shumta, për të mos prishur strukturën vjetore Rektorati  vendosi që Mësimi të plotësohet dhe të zëvëndësohet ditën e shtunë dhe të dielë për 5 javët në vazhdim, pra deri më datë 10 Shkurt 2019“, thuhet në njoftimin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Protesta konsiderohet e mbyllur, e pjesa më e madhe e studentëve u janë kthyer auditoreve. Megjithatë, ka sosh që këmbëngulin për të qenë në shesh, me pretendimin se qeveria nuk po i plotëson 8 kërkesat.

Ndërkohë, vendimi i Rektoratit tregon për rikthim në normalitet. /tesheshi.com/     

auto pjese dak

Related posts