Rikthehet “Teatri”, devijim në politikën e ditës: koha për një qeveri tranzitore pa Ramën

Është rikthyer debati mbi fatin e godinës së Teatrit Kombëtar, ku në një takim të Aleancës së Teatrit, i përbërë nga artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, ishte i pranishëm në ballë tryezës katërkëndore edhe kreu i opozitës Basha.

I organizuar nën një klimë te tensionuar politike, takimi më shumë se debat artistik pati mesazhe politike. Vetë Basha e devijoi fatin e godinës teatrore te kuaza e opozitës për rrëzimin e Ramës, duke u shprehur: “Vendi ndodhet në krizë të thellë, ekonomike, sociale dhe politike e cila ka shtyrë opozitën në një vendim të përprecedentë nga një parlament i cili nuk është fryt i votës së qytetarëve por bashkëpunimit me krimin. Në vlerësimin tonë kriza politike këkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme.

Është vetëm hapi i parë drejt një ndryshimi afatgjatë që po e mbajnë peng vendin prej disa dekadash. Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes së për t’u bashkuar në protesta, për të larguar të gjithë ata të cilët përmes bashkëpunimit me krimin e oganizuar asgjësuan votën e lirë dhe shkaktuan këtë krizë”, theksoi Basha.

Takimi pati si të veëantë prezencën mes artistësh t ëish-anëtarit të kryesisë së PS-së dhe ish-deputetit në epokën Nano, kompozitorit Limos Dizdari:

në vitet 2000 që dola kundra prishjes së teatrit. Atëherë mbaja poste të rëndësishme politike. Isha zv/ kryetar i komisionit të arsimit dhe kulturës dhe përfaqësoja shumicën në komision. Ai donte të prishte teatrin sepse donte të bënte një teatër të ri. Kërkesa e tij ishte legjitime por protesta e aktorëve ishte e madhe.

Për 17 vjet ai teatër nuk u prish…megjithëse të gjithë ministrat ishin për prishjen e teatrit dhe bënë maksimumin për të ma mbushur mendjen mua. Por ne si komision vendosëm që nuk do të prishej”, tha kompozitori i njohur. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts