reklama juaj ketu

Rikthehet “plazhi i zhdukur”, kishte 33 vite pa u parë (foto)

Një plazh i zhdukur 33 vjet më parë është rishfaqur rastësisht.

Një dallgë e çuditshme solli me vete mijëra tonë rërë prapa në bregun e fshatit irlandez Doogah, duke rikrijuar kështu një plazh 300m të gjatë.

Plazhi ishte zhdukur gjatë vitit 1984 pasi dallgët kishin hequr gjithë rërën, duke lënë vetëm gurë uji prapa.

Por tani plazhi mrekullisht është kthyer përsëri pasi mijëra tonë rërë u kthyen në plazh në prill.

Banorët shpresojnë që plazhi të mos zhduket më, në mënyrë që të shfrytëzohet gjatë viteve të ardhshme./tesheshi.com/