728 x 90 Leaderboard

Rikthehet Ku Klus Klan në SHBA dhe bën dëme: vriten 3 e plagosen 35

Policia ka identifikuar militantin e Ku Klus Klanit si autor të tragjedisë së ndodhur në  qytetin Charlottesville, në shtetin e Virginia, në SHBA, ku vdiqën 3 persona dhe u plagosën 35 të tjerë si pasojë e veprimit të qëllimshëm ndaj një grupi antiracist.

Ai uk është një jugor, siç kanë qenë gjithmonë anëtarët e organizatës të estremit të djathtë por pikërish nga Ohio, shtet industrial i veriut që ka qenë në krye të lëvizjes anti-skllavërisë.

Autori i përplasjes quhet James Alex Fields dhe është vetëm 20 vjeç.

FBI ka hapur hetimet dhe beson se kemi të bëjmë me një akt të organizuar dhe jo thjesht spontan i Ku Klus Klan-it.

Policia gjithashtu ka arrestuar Troy Dunigan, 21vjeç nga Tennessee, Jacob L. Smith, 21 vjeç nga Virginia dhe James M. O’Brien, 44 vjeç nga Florida.

Në Charlottesville u zhvillua një manifestim, më i madhi i ekstremistëve të bardhë prej vitesh. Në rrugë ka dalë edhe një prej prej organizatave antiraciste.

Por një makinë me shpejtësi i hyn në mes turmës së njerëzve, ku për pasojë vdes një grua. Ndërsa viktimat e tjera u shkaktuan nga rënia e një helikopteri të policisë që po lëvizte në zonë për të ruajtur rendin.

Presidenti Donald Trump ka dënuar përplasjet dhe incidentet, dhe nga ana tjetër është vendosur në ciklonin e kritikave pasi nuk ka përdorur fjalë të ashpra ndaj racistëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka dënuar “të gjithë palët” që shkaktuan dhunë, por në fakt dhunë shkaktuan vetën anëtarët e Ku Klus Klan-it. /tesheshi.com/

Related posts