Auto Dak
Auto Dak

Rikthehet famëkeqi Weinstein, Madonna tregon përvojat negative me producentin

Madonna është personi i fundit nga Hollivudi dhe industria muzikore që e akuzon producentin e njohur Harvey Weinstein për ngacmime seksuale të padëshiruara.

Hollivudi u trondit vitin e kaluar nga akuzat për sulme të bëra kundër Weinstein, gjë të cilën ai vet e mohon. Këngëtarja  tha se Weinstein “kapërceu linjat dhe kufijtë”, kur ata punonin në dokumentarin e saj të vitit 1991.

Ajo i tha The New York Times se ai ishte “jashtëzakonisht flirtues dhe imponues” kur ishin duke punuar së bashku. “Ai ishte i martuar dhe mua nuk me interesonte,” shtoi ajo.

Kompania Weinstein Company e cila ishte në pronësi të manjatit të filmit, falimentoi vitin e kaluar, pasi e kishte shkarkuar Harveyn nga detyra e shefit.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts