Rikthehet çështja “gylenistët”, kallëzim penal për 22 policë kosovarë

Kanë nisur procedurat e kallëzimit penal për 22 policë që morën pjesë në aksionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, nën dyshimet se i përkisnin FETO-s, një organizate që Turqia e konsideron si ideuese të grusht-shtetit  të korrrikut 2016.

Prokuroria ka bërë me dije se kallëzimi penal është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku 22 të pandehur janë duke u pyetur për rastin.

Kallëzimi penal na kthen në mars të vitit 2018, kur me kërkesë të autoriteteve turke, inteligjenca Kosovare në bashkëpunim me policinë patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, të dyshuar se gylenistë.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Mediat dhe analistët e quajtën dëbimin e tyre si “gjueti shtrigash”, ku ndaj presidentit Hashim Thaçi u hodhën akuza për “miqësi me Erdoganin” dhe “armiqësi me Perëndimin”.

Teksa këta të fundit e kanë kritikuar aksionin, autoritetet turke në vazhdimësi e kanë falenderuar Kosovën për këtë bashkëpunim.

Detajet e ekstradimit të tyre të shpejtuar mbeten ende mister, ndërsa  vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës themeloi një Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts