Ricciardo sfidon, i pari në provat zyrtare të Monakos

Daniel Ricciardo është fituesi i provave zyrtare të Çmimit të Madh të Monakos, garës së gjashtë sezonale në Formula 1.

Ky është pole position-i i parë për pilotin austrialian në këtë sezon, ashtu siç është i pari dhe për Red Bull-in.

Ka qenë një fundjavë e mirë për këtë skuadër, që të dielën ka të drejtën të pretendojë një fitore.

Vettel dhe Hamilton do të jenë të dielën në vend të dytë dhe të tretë në nisje, në vijim të rivalitetit të tyre për titull, me britanikun që mban tani kryesimin në renditjen e pilotëve.

Ricciardo ka fituar Çmimin e Madh të Kinës javë më parë, me shpresën që fitues të jetë dhe në Monako. /tesheshi.com/  

 

Related posts