Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

REZYMEJA/ Tërmeti dhe pandemia, Rama: si u godit ekonomia, por si do ulet papunësia

Edhe pse ekonomia mbetet aspekti më i dobët i qeverisjes, kreu i saj Rama shfaqi bindjen se sa paku papunësia do ulet në 11 përqind pranverën e 2021-shit.

Në gjykimin e tij, tërmeti e pandemia ishin “pabesitë” ndaj trendit pozitiv ku po ecte ekonomia.

 “Një ditë para tërmetit, projeksionet ishin optimiste dhe pozitive, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe te konfirmuara me shkrim në raportet dhe konkluzionet përkatëse në vend. 

Papunësia e cila për 2019-ën sipas Bankës Botërore ishte më e ulëta në  rajon me 11%, pritet të shkonte më poshtë, borxhi 9 pritej nën 6.5, turizmi do të kishte një impakt të shtuar por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë dhe me tërmetin e dytë virusin COVID-19.

Sidoqoftë masat e marra nga qeveria nga të dyja drejtimet, gjithashtu na çliruan nga ankthi donacionet e ambasadorëve, si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë se nëse mund të kishim kaluar krejtësisht në  minus 10% të prodhimit të përgjithshëm”, tha Rama në një dalje për mediat.

Sa i përket efekteve të krizës COVID në vendet e punës, Rama argumentoi se Shqipëria nuk është në nivele dramatike si gjetiu në rajon a me gjerë.

“Hyjmë te vendet që kemi humbur më pak punonjës. 45 mijë punonjës është në Kosovë dhe Rumani 1 mln, Serbia 200 mijë, Kroacia rreth 200 mijë, megjithatë këto nuk janë për të thënë se jemi përballë ndonjë çudie, por për të thënë  që duam t’i ripunësojmë sa më shpejt. Në harkun e 1 viti ta tejkalojmë nivelin e shkurtit. Flasim në raport të përgjithshëm, është 11% e popullsisë, jo i njerëzve që janë sot në Shqipëri. Patjetër që ne kemi një sfidë të madhe për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës”, theksoi i shefi i qeverisë.

Ai iu përgjigj dhe akuzave për favorizim oligarkësh, duke kërkuar nga media që ishin më konkretë në prova.

“Nëse ka të pasur që të diktojë një vendim të vetëm të qeverisë, nëse nuk kanë paguar më shumë taksa, atëherë bëjeni publike. Shifrat thotë se ne e kemi përgjysmuar taksën për biznesin e vogël dhe e kemi rritur për biznesin e madh. Ka qenë 10% si për 15-katëshin dhe për furrën e bukës, u bë 15% për 15-katëshin dhe 5 për furrën e bukës. Më vonë do të jetë 0 për furrën e bukës, nuk do e ulim taksën për biznesin e madh, u kërkojmë që të bëjnë atë që kanë për detyrë të kontribuojnë më shumë ata që kanë më shumë”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts