Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rezoluta: politika kosovare, bashkë kundër bixhozit

Në një seancë të jashtëzakonshme, deputetët e Kosovës kanë miratuar me 74 vota pro një projektrezolutë që pezullon për 30 ditë lojërat e fatit, derisa qeveria të sjellë në Kuvend projektligjin që do t’i ndalojë ato për një afat 10-vjeçar.

Shefit i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.

“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare propozoj këto ndryshme: pika e parë, qeveria të nisë procudrat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrimin e tij; dhe qeveria të sjell brenda 30 ditëve në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.

Me statusin e nismëtarit të kësaj séance, Hoti tha se kazinotë nuk duhen lejuar të ushqejnë krimin.

“Shteti i Kosovës duhet të mbrojë qytetarët, mirëpo është për të ardhur keq, që institucionet reagojnë vetëm pas ngjarjeve tragjike. Në Kosovë ekzistojnë 1.645 aparate të licencuara të lojërave të fatit. Nuk duhet të lejojmë që kazinotë të ushqejnë krimin, e lojërat e fatit të përcaktojnë fatin e individëve dhe të familjeve tona”, shtoi Hoti.

Mbështetjen për rezolutën e dhanë edhe deputetët e PDK-së, ku shefi i grupit parlamentar të tyre, Memli Krasniqi tha se kishin rënë dakord që të mbështesin thirrjen e seancës dhe tekstin e rezolutës së propozuar.

“Në emër të grupit parlamentar të PDK-së shpreh mbështetjen për këtë rezolutë, e po ashtu mbështesim mocionin që të kalohet drejtpërdrejt në votim të rezolutës pa pasur debat”, ka thënë Krasniqi.

Një reagim pozitiv erdhi dhe nga Vetëvendosja, kur kreu i grupit Glauk Konjufca tha se “edhe pse me vonesë, është mirë që po flasim për këtë temë. Mirëpo ana e keqe është që ne po flasim vetëm kur njerëzit humbin jetën. Është mirë që kjo të përmbyllet me këtë rezolutë, është e domosdoshme që të ndodhë”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts