Rezervistin e Real Madridit po e kërkojnë më shumë se dhjetë skuadra

Më shumë se dhjetë skuadra janë të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Lucas Silva. Futbollisti që erdhi me shumë bujë nga Brazili në merkaton e janarit më shumë kohë qëndroi në stol se brenda tapetit jeshil, ndërkohë tani janë duke e kërkuar shumë skuadra të njohura europiane.

Në Spanjë, Malaga dhe Getafe janë ekipet që ishin të interesuara për të, ndërkohë që në Europë janë gjashtë skuadra të ligave të ndryshme që kanë shprehur interes. Në Itali, Fiorentina, ndoshta është ekipi me ofertën më tërheqëse. Në Angli, skuadra Southampton është futur në garë, ndërkohë në Gjermani, Hamburgu. Në Portugali, Porto dhe Sporting i Lisbonës janë dy ekipet që tërheqin vëmendjen duke ofruar një shumë të madhe për transferimin e tij. Në Belgjikë është skuadra e Clubb Brugge që dëshiron të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit. Dhe në Turqi, Fenerbahce dhe Besiktas janë në garë për të.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts