Auto Dak
Auto Dak

Revista ‘Monitor’: Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë, të tensionuara

Revista ekonomike ‘Monitor’ raporton se gjatë vitit që shkoi partnerët tregtare kanë rritur praninë e tyre në ekonominë shqiptare, gjë që nuk vlen vetëm për Kosovën.

Duke iu referuar treguesve të INSTAT-it,  “Monitor” shkruan se gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230.

Po sipas INSTAT-it, 9 përqind e bizneseve kosovare  që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur.

Revista konkuldon në trajtesën e saj se këto të dhëna janë një tregues se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara. Sipas saj, konflikti nuk është vetëm në portat hyrëse, të cilat janë pjesa më e dukshme ku shtetet e të njëjtit komb janë përfshirë në konflikte reciproke të ashpra tregtare.

Shkrimi thotë se kosovarët e kanë më të vështirë të mbijetojnë në tregun tonë në krahasim me italianët, grekët dhe turqit, bizneset e të cilave kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi.

 

 

auto pjese dak

Related posts