728 x 90 Leaderboard

Restoranti në Damask ka një menu lufte: doni një S-300 apo një Kallashnikov?

Lufta dramatike në Siri ka bërë që prej saj edhe të përfitohet, sidomos nga ata me fantazi.

Kështu, më një restorant në qendër të Damaskut, klientët kanë mundësinë të shijojnë specialitetin e quajtur sistemi rus S-300, dhe që është një spageti me një salcë, me një recetë të sajuar nga kuzhinieri.

Përveç kësaj, ka edhe ushqime që quhen Kallashnikov dhe Tomahawk, dhe sipas pronarit Valid el Hatib, ideja erdhi pikërisht nga lufta që zgjati më shumë se shtatë vjet në Siri.

“Këto gatime tregojnë atmosferën e luftës. U kemi vënë emra armësh të cilat janë bërë familjare në lajme”, tha ai.

Menuja bazohet kryesisht në recetat e kuzhinës perëndimore, megjithëse ofrohen ushqime tradicionale, sepse pa ato asnjë restorant në Siri nuk do të mund të mbijetonte. /tesheshi.com/

Related posts