Auto Dak
Auto Dak

Rëshqitjet e tokës: një digë liqeni mund të rrezikojë Areoportin e Rinasit

Nuk kanë qenë të pakt pasojat e shirave e përmbytjeve kohët e fundit. Muaj më parë u përmbyt një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, e paimagjinueshme deri dje; në Gjirokastër janë rrezikuar të shemben palate banimi; ndërsa mes Vlorës e Fierit, përmbytjet janë shndërruar në rutinë.

Por në Tapizë të Krujës, banorët po i tremben rrëshqitjes së një pjese toke në nga faqet e digës së një liqeni. Përveçse rrezikohen rreth 700 shtëpi fshati, që mos o Zot po u ça diga do përjetonin një cunam, por uji mund të mbërrijë deri në Aeroportin e Rinasit.

Nuk është thjesht një imagjinatë, është një përllogaritje.

Vërtet deri më sot nuk ka patur çarje digash, por ata gjykojnë si shqiptarë në një vend si Shqipëria ku shumë gjëra të kobshme kanë ndodhur e mund të ndodhin, nëse nuk shteti nuk u bie pas. A nuk ishin dhjetra ura të reja që u shembën në shirat e fundvitit të kaluar? Kështu, edhe ata po tremben se rrëshqitja e tokës në një faqe të digës së liqenit, mund të ketë pasoja katastrofale. Ndaj dhe bëjnë apel për ndërhyrje te menjëhershme.

A.Zani -/tesheshi.com/     

 

 

auto pjese dak

Related posts