Auto Dak
Auto Dak

Rënie nga lartësia: Rasti i Aldo Teqjas shfaqet në Buenos Aires, por Ezequiel Esperon nuk jeton

Ezequiel Esperon, 23 vjeç, nuk ka patur fatin e Aldo Teqjas, portierit të dytë të Partizanit, i cili ra nga ballkoni i artamentit të tij në katin e shtatë, por që ia hodhi paq duke vijuar të jetojë. I riu argjentinas përfundoi në vdekje pasi ra po nga i njëjti kat në një apartament në Buenos Aires.

Futbollisti ishte duke u argëtuar me miqtë në apartament, dhe ra nga tarraca pasi u mbështet në një gardh të pasiguruar, sipas asaj çfarë shkruan Independent.

Ai vdiq menjëherë pasi mbërriti në Spitalin Zubizarreta në Buenos Aires.

Policia ka nisur një hetim rutinë, edhe pse ata nuk dyshojnë për një krim të dhunshëm, por besojnë se vdekja e tij ishte rezultat i një aksidenti tragjik.

Ezequiel Esperon filloi karrierën e tij profesionale në Ol Boys Club të Buenos Aires dhe më pas u transferua në Porto Alegre ku luajti për Sport Club Internacional. Ai luajti dhe me Gremion në Brazil, e së fundi luante për Atlantën në Meksikë.

Nga ana tjetër, Teqja i Partizanit ka siguruar opinionin se rënia e tij qe aksidentale e aspak një tentativë vetëflijimi, ashtu siç u përfol në media. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts