Auto Dak
Auto Dak

Rënia e oksigjenit në oqeane, kërcënim për jetën detare

Rënia e sasisë së oksigjenit në oqeane, shkaktuara nga ndryshimi i klimës por ndotja, mund të kenë “pasoja të rënda” në jetën detare, peshkimin dhe komunitetet bregdetare, paralajmëroi një organ ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës.

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka njoftuar se janë identifikuar rreth 700 nivele të ulëta të oksigjenit, me vetëm 45 në vitet 1960.

Grupi paralajmëroi që në të njëjtën periudhë, sipas rezultateve të hulumtimit, vëllimi i ujërave anoksike, ato pa oksigjen fare, të katërfishohej.

“Sipas këtyre të dhënave, niveli global i oksigjenit në oqeanet ka rënë me rreth dy përqind. Nuk tingëllon shumë, por ky ndryshim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha”, tha Minna Epps, Drejtorie e IUCN për Programin Global Detar dhe Polar.

“Deoksigjenacioni do të ketë ndikim në biodiversitetin, biomasën e llojeve të rëndësishme tregtare, si dhe te speciet e rralla. Do të ketë gjithashtu pasoja për habitatet. Tani ne shohim se speciet po migrojnë për këtë shkak”, shtoi ajo.

Sipas tendencave aktuale, oqeanet pritet të humbasin tre deri në katër përqind të oksigjenit deri në vitin 2100.

Nga këto, humbja më e madhe do të ndodhë në thellësi deri në 1.000 metra, të cilat janë dhe më të pasurat me specie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts