728 x 90 Leaderboard

Renault paraqet makinën e re për këtë sezon të Formulës 1

Me afrimin e nisjes së sezonit të ri të Formulës 1, veprimtarisë më të ndjekur në botë të garave automobilistike, skuadrat pjesëmarrëse po paraqesin makinat e tyre konkurruese.

Ka qenë Renault që ka bërë të njohur dje në Mbretërinë e Bashkuar makinën me të cilën do të garohet këtë vit në Formula 1.

R.S.17, makina në ngjyrë të verdhë dhe e ndërtuar e tillë që të jetë në përputhje me rregullat e rishikuara radikalisht të këtij sezoni, është ajo me të cilën drejtuesit pretendojnë të zënë vendin e pestë në klasifikimin e konstruktorëve.

Nico Hulkenberg dhe Jolyon Palmer janë dy pilotët që do të ulen në njëvendëshen e Renault-it, me Sergey Sirotkin-in si pilot rezervë. Alain Prost, një ish-kampion bote në këët sport, është emëruar gjithashtu si këshilltari special i ekipit.

Garat e Formulës 1 nisin në fund të marsit, me Çmimin e Madh të Australisë. Botërorit do t’i mungojë kampioni në fuqi, Nico Rosberg, i tërhequr pak ditë pas fitimit të titullit. /tesheshi.com/     

 

Related posts