Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rekord të ri në autoshkolla: kalon testin në përpjekjen e 158-të!

Sipas statistikave të fundit, një burrë anonim nga Anglia theu rekordin – ai e kaloi provimin e patentës në përpjekjen e 158-të.

Eshtë zbuluar se ai ka shpenzuar rreth 3,000 paund në të gjitha testet teorike dhe vetëm tani mund të ulet në timon për për pjesën praktike, d.m.th udhëtimin.

Mark Tongue, CEO i Select Car Leasing tha: “Eshtë e vërtetë ajo që shumë thonë se, nëse dështon herën e parë, vazhdo të provosh. Kalimi i provës së drejtimit të automjetit mund të jetë një gjë shumë e vështirë dhe një sfidë e madhe, ndaj dhe dikush ka nevojë për më shumë përpjekje, edhe pse dikujt tjetër i duhet thjesht një. Edhe nëse ke rënë 157 herë, ngre kokën, vazhdo te provosh”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts