728 x 90 Leaderboard

Regjisori Altin Basha: Teatri i ri, sa më shpejt

Regjisori Altin Basha, një prej ish-kundërshtarëve të prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, sot ithtar i ndërtimit të një të riu, ka kritikuar mënyrën se si politika në përgjithësi i është qasur çështjes së Teatrit, duke vënë theksin më së shumti te opozita. Sipas tij, kjo e fundit u tregua refraktare dhe jo reflektuese.

“Në dy anët e politikës pati përpjekje për ta përdorur këtë kauzë, në një anë si një triumf të jashtëzakonshëm të shtetit për të zgjidhur këtë problem 70-vjeçar të artistëve shqiptarë dhe në anën tjetër si një qëndresë refraktare pa asnjë lloj reflektimi të opozitës, duke e denoncuar këtë gjë si grabitje të pronës publike të shqiptarëve. Politikanët na përçanë pasi luajnë mirë në fushën e tyre”, tha Basha i ftuar në Top Talk.

Edhe njëherë, ai i ka mëshuar ndërtimit të një Teatri të ri, siç tha, për të ardhmen.

“Unë i qëndroj idesë së Shqipërisë i duhet një teatër i ri kombëtar, sa më shpejt, sepse nëpërmjet një teatri të ri kombëtar, ne do t’i kthejmë dinjitetin e duhur.

Të gjithë duan një institucion që t’i shërbejë shqiptarëve në 100 vitet e ardhshme”, tha regjisori Basha. /tesheshi.com/ 

 

Related posts