REFUZIMI/ Trump nxehet me demokratët: “Kini kujdes, Nancy Pelosi!”

Presidenti Trump është irrituar me demokratët pas refuzimit të këtyre të fundit të një plani prej tij për dhënien fund të bllokimit financiar të qeverisë federale, duke thënë se ata e refuzuan pa e parë atë.

Tramp, në një fjalim publik paraqiti disa propozime për zgjidhjen e bllokadës, në qoftë se demokratët do të binin dakord për buxhetin e financimit të ndërtimit të murit përgjatë kufirit me Meksikën, gjë e cila çoi në “mbylljen e qeverisë”, e cila po zgjat për një kohë record, 30 ditë deri tani.

Sipas Reuters, Trump dha dy oferta kryesore:

Një i referohet një zgjatje tre-vjeçare të mbrojtjes kundër dëbimit të rreth 700.000 emigrantëve, të cilët si fëmijë me prindërit e tyre ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, dhe e dyta ka të bëjë me të njëjtën zgjatje të tillë për rreth 300,000 persona të zhvendosur nga vendet e prekura nga lufta apo katastrofat natyrore, të cilat kanë viza të përkohshme për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, tha, megjithatë, se propozimet ishin “të papranueshme” dhe se “nuk është një përpjekje mirëkuptimi për të rivendosur sigurinë në jetën e njerëzve.”

Demokratët, që nga zgjedhjet e nëntorit, kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati mbetet nën kontrollin e republikanëve të Trump.

Me këtë rast, presidenti amerikan tha në Twitter se Nancy Pelosi dhe demokratë të tjerë e hodhën poshtë ofertën e tij “edhe para se ta shpallë atë”.

Ata, sipas fjalëve të tij, “nuk e shohin krimin dhe drogën” që kalon në kufirin me Meksikën, por sytë e tyre janë vetëm në vitin 2020, te zgjedhjet presidenciale që do të mbahen, dhe kur, shtoi ai, “nuk do të fitojnë”.

Pelosi, sipas fjalëve të tij, “vepron kaq irracionalisht dhe ka shkuar kaq larg në të majtë se ajo tani zyrtarisht është bërë një demokrate radikal”.

Trump po ashtu ka deklaruar se ai është duke planifikuar një operacion të madh për dëbimin e “më shumë se 11 milion njerëzve” të cilët jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme, e në të njëjtën cicërimë shkroi: “Kini kujdes, Pelosi”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts