Refuzimi i Cakajt, Basha krah Metës: i papërshtatshëm për ministër të Jashtëm

Siç dhe mund të pritej, PD ka mbështetur aktin e presidentit Meta për ta refuzuar Genti Cakajn si ministër i Jashtëm.

Në një intervistë në Opinion, kreu demokrat Basha, siç dhe kreu i shtetit, e quajti përzgjedhjen e Ramës për djaloshin kosovarin në krye të diplomacisë shqiptare si jo të duhur

“..dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakajt nuk është e përshtatshme për atë post”, tha Basha, që po ashtu mbrojti dhe argumentimin e presidentit për çertifikatën e sigurisë.

“Të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë”, theksoi Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts