Reformat saudite: miratohet studimi i ligjit anti-urrejtje

Këshilli “Shura” në Saudi miratoi së fundi studimin e një ligji kundër anti-urrejtjes dhe anti-diskriminimit.

Komiteti për Çështjet Islame dhe Gjyqësore kërkoi studimin e ligjit të propozuar, i cili penalizon veprimet që përfshijnë aversionin dhe përhapjen e urrejtjes ose diskriminimit ndaj ndonjë feje.

Komiteti beson se statusi fetar, politik dhe ekonomik i Arabisë Saudite nënkupton se ka nevojë për një ligj që penalizon racizmin dhe urrejtjen, ndalon formimin e organizatave raciste apo atyre që nxisin diskriminimin dhe që dënon ata që financojnë aktivitete raciste ose prodhojnë materiale që nxisin urrejtje.

Projektligji, i cili përbëhet nga 29 nene, ka për qëllim të kriminalizojë të gjitha format e diskriminimit ndaj individëve dhe grupeve, të parandalojë disparimin e individëve dhe grupeve për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, gjinisë, përkatësisë etnike ose sektit dhe të parandalojë përhapjen e paragjykimeve fisnore, sektare, politike dhe ideologjike.

Ai gjithashtu synon të mbrojë vendet e adhurimit, të parandalojë përpjekjet për të minuar shenjtërinë e vendeve të shenjta e për të dëmtuar simbolet historike, për të frenuar gjuhën e urrejtjes dhe për të ndihmuar qeverinë të kriminalizojë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes.

Vendimi, bazuar në nenin 23 të sistemit të Këshillit, është bërë gjatë seancës së 64-të të zakonshme të këshillit të vitit të parë të seancës së shtatë, të udhëhequr nga Abdullah Al-Asheikh, kryetar i Këshillit “Shura”.

Edhe miratimi i studimit të këtinj ligji, shihet në kuadër të reformave të ndërmarra nga Princi i Kurorës, Muhamed bin Selman, në kuadër të strategjisë  “Vizion 2030” që tenton të sjellë një erë të re në Mbretëri. /tesheshi.com/