reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Reforma Zgjedhore: Pse po hidhet poshtë sistemi spanjoll i Kaç Islamit?

Partitë politike në vend po kërkojnë të fusin sërish duart në sistemin zgjedhor vetëm 6 muaj para zgjedhjeve. Po pse nuk flet Kastriot Islami, autor i sistemit që kemi në fuqi, e që është bërë përgjegjës për futjen e kriminelëve në Kuvend” Dhe ja njw historik i deformimeve zgjedhore nga “Dushku” tek “listat e kriminelëve”….

Nuk ka një vend të dytë në botë, si Shqipëria, që bën reformë zgjedhore sa herë ka zgjedhje parlamentare.  Edhe pse ndodhemi vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të reja partitë politike kanë nisur nga avazi i vjetër; ndryshimi i rregullave të lojës deri tek propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sistemi i ri me lista propocionale, apo sistemi spanjoll, siç e pagëzoi dhe hartuesi kryesor i tij, Kastriot Islami, doli me probleme. Islami ishte në 2008-ën strategu kryesor i Partisë socialiste dhe i besuari i Edi Ramës, i cili besonte se me kalkulimet e matematicienit të tij do të fitonte më lehtë zgjedhjet e 2009-ës. Por ja që nuk i rezultoi kështu.Ai humbi zgjedhjet dhe humbi dhe strategun e tij të shifrave dhe përllogaritjeve. Islami është sot deputet i PD-së, ndoshta jep kshilla në prapaskenë, por hesht kur sulmohet sistemi i tij zgjedhor “më i miri i mundshëm”, siç e cilësonte ai.

Listat propocionale e bënë votuesin e verbër ndaj emrave me të cilët do të përfaqësoheshin, ndërsa parlamentin e kthyen në një dhomë paraburgimi, pasi veshi me kostum e kollare njerëz me të shkuar kriminale.

PD dhe LSI kanë pak a shumë kërkesa të njëtja për këtë reformë të re; dënime për shit-blerjen e votës, lista të hapura për të shmangur kriminelët, votim elekronik, etj.

Ndërsa palët debatojnë, zyra e OSBE-së në Tiranë vazhdon të justifikojë mandatin e saj dhe pse pikërisht nën këshillimin e saj janë bërë kodet zgjedhore problematike duke nisur nga vitit 2001 e deri më sot.

 

Reforma, a duhet?

Më mirë se reformë do të duhej t’i quanim eksperimente këto që bëhen me sistemin zgjedhor dhe me rregullat zgjedhore në Shqipëri. Termi reformim nënkupton një ndryshim të thellë të një situate ligjore dhe kjo bëhet kur ka një ndryshim realitetesh, kur ka disa argumente të forta për ndryshime të mëdha.

Si mund të bëhet reformëçdo 4 vjet? Çdo reformë shoqërohet me kosto financiare, njerëzore dhe energjie; Komision zgjedhor parlamentar, ekspertë ligjore të paguar (mirëpaguar), përfshirja e OSBE-ODIHR-it, etj..

Reformat bëhen për të bërë një ndryshim të madh dhe për të dhënë rezultate… jo për t’u ribërë me një reformë tjetër. Asnjë prej reformave zgjedhore nuk ka pasur mundësinë të testojë veten më shumë se sa një palë zgjedhje.

Realiteti shqiptar ka bërë që këto reforma të prodhojnë më shumë deformime se sa rezultatet e parashikuara prej eskpertëve që i kanë hartuar.

 

Historiku; nga “Dushku” tek “listat e kriminelëve”

 Për herë të parë Shqipëria ka pasur një ligj zgjedhor në vitin 1920, ndërsa procesi i parë zgjedhor ishte ai i vitit 1921. Më pas ligji pësoi disa ndryshime gjatë viteve para çlirimit, për të mbërritur tek sistemi zgjedhor njëpartiak dhe me një listënjëemërore të regjimit komunist, ku pjesëmarrja ishte 100 % dhe votat për partinë ishin po ashtu 100%.  Zgjedhjet e para pluralistetë 31 marsit 1991 u zhvilluan sipas sistemit mazhoritar, të trashëguar ngarregjimi komunist, i cili favorizonte Partinë e Punës, që kishte në dorë frenat epushtetit. Por në vitin 1992 u ndryshua sistemi duke u kthyer në mazhoritar-propocional, me 140 deputetë, nga të cilët 100 zgjidheshin drejtpërdrejt mbi bazën e

një liste njëemërore dhe 40 nga përfaqësimi proporcional.

OSBE u fut në lojë pas zgjedhjeve të vitit 1998 dhe kodi i parë zgjedhor nën survejimin e ekspertëve të huaj u hartua në vitin 2000, i cili u ndryshua më pas nëvitin 2003, 2004, 2005, 2007.

Zgjedhjet e vitit 2001 pollën fenomenin e “Dushkut”, ku në saj të një loje taktike duke shfrytëzuar mangësitë e ligjit, PS mori edhe 10 deputetë më shumë në një zonë të vogël në Lushnje, komunën Dushk, me anë të votave proporcionale në raundin e dytë.  Ky fenomen u zbatua për herë të dytë në vitin 2005, por këtë radhë nga të dyja kampet e politikës.

Sistemi ndryshon për herë të fundit në vitin 2008, pak para zgjedhjeve, me një marrëveshje të famshme mes Berishës dhe Ramës që do të fuste në grevë urie Ilir Metën dhe deputetët e LSI-së.

Sistemi i ri që u ideua e u hartua nga Kaç Islami (atëherë në kampin socialist) pretendonte të pastronte zgjedhjet nga “Dushku”, të godiste partitë e vogla që futeshin jashtë koalicioneve në zgjedhje dhe të fuqizonte pushtetin e kryetarëve të partive në hartimin e listave të deputetëve.

Meqë llogaritë e bëra nuk e nxorën fitues, Rama fajësoi Islamin për këtë dhe shumë shpejt matematicieni socialist, një ish-zyrtar i regjimit komunist, do të shkonte në krahun demokrat.

Sot po tentohet të rrëzohet sistemi i Kaçit për të pjellë ndonjë sistem tjetër ku sigurisht partitë me anë të propozimeve po bëjnë dhe llogaritë e reja për fitore. /tesheshi.com/