REDAKSIONALE/ Lufta e çuditshme e Kumanovës dhe zullumqarët anonimë

Është mbyllur një ditë e rëndë në Kumanovë me deklaratën të Ministres së Brendshme të Maqedonisë që tha se ka 5 të vrarë dhe 30 të plagosur nga ana e policisë, por nuk janë bërë të ditur sa kanë qenë të vdekurit nga ana e civilëve, si prej armëve të zjarrit ashtu edhe nga zjarri që kaploi shtëpitë e Kumanovës.

11256451_1046815401999307_19557569_nNjë luftë e çuditshme nisi dje në mëngjes kur trupat speciale që kryejnë shërbim në zona lufte, hynë në Lagjen e Trimave, evakuan popullsinë, e cila normalisht nuk evakuohet me urdhër policor por me vendim të komunës apo komunitetit.

Kupola e Ministrisë së Brendshme shpalli se qëllimi i sulmit ishte se u zbulua një grup terrorist që së shpejti do të kryente veprime ushtarake kundër  objekteve strategjike të vendit. Dhe dërgoi një numër të madh forcash drejt një lagjeje të populluar, duke sjellë që në mëngjes lajme të tmerrshme si; vrasje fëmijësh e lëndime të mëdha civilësh. Po cili është bilanci real i kësaj përplasje dramatike që kishte si viktimë më të shumtën popullatën civile. Evakuime të dhunshme si bagëti që i largonin pa ditur se ku, pa plan të organizuar për t’i strehuar dhe ushqyer.

kumanovaFotoja e vajzës së vogël kumanovare bëri xhiron e botës si simbol i tmerrit që vinte prej syve të tillë.

Kush janë këta zullumqarë anonime që sollën një reagim të egër të shtetit që pati edhe viktima të rënda tek forcat e policisë? Cili është plani i tyre dhe plani për tu përballur me ta. Asnjë transparencë nga autoritetet e Shkupit, ndërkohë që shtëpitë e shqiptarëve digjeshin dhe bataretë e mitralozave janë dëgjuar gjatë gjithë natës. Kush janë komandantët, struktura, qëllimi, strategjia dhe taktika e këtij grupimi misterioz që del në fotografi si gjuetarët që dalin për mëllenja?

Rreziku i madh është përcaktimi apo etiketimi si “ushtarë” apo “terroristë” të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Ka foto të civilëve që arrestohen si ushtarë të UÇK.

Operacionet policore për të kapur keqbërësit kryhen me metoda të qarta policore profesionale dhe jo me spartime ushtarake që veprohet në kohë lufte. Nëse qeveria e Gruevskit i ka shpallur luftë shqiptarëve në Maqedoni, duke të shpallë arsyet dhe synimin. Ndryshe me dezinformacion nuk arrihet larg. Me tu lindur dita e re, gjërat dalin në diell dhe mësohen çka ndodhur një ditë më parë. Dhe sipas gjasave në Kumanovë ka ndodhur një gjëmë e rëndë. Po kush mban përgjegjësi?! Si ka mundësi që një grup terrorist nuk ka shpallur ende kërkesat e tij apo synimet?!

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts