Receta si të pregatisni maskën e artë kundër rrudhave

Sot do t’ju mësojmë të përgatisni maskën e artë për rrudhat dhe aknet, e cila do t’ju garantojë që t’i hiqni qafe njëherë e mirë këto “inperfeksione” të fytyrës.

Benefitet që do shihni nga përdorimi i kësaj maske janë:

Lëkura juaj do duket më e zbardhur dhe më e ndriçuar.

Pak nga pak do vini re se lëkura e fytyrës do tonifikohet dhe do duket në të njëjtën kohë më e shëndetshme se asnjëherë më parë.

Do shihni sesi rrudhat pak nga pak do largohen.

Keni për të pasur një lëkurë të hidratuar dhe plot jetë.

Receta

Përbërësit:

½ lugë me shafran

1 lugë sodë buke

Disa pika lëng limoni

Përgatitja:

E vetmja gjë që duhet të bëni është të përzieni të gjithë përbërësit së bashku.

Nëse lëkura juaj është shumë sensitive, në vend të lëngut të limonit përdorni ujin tonik ose ujin natyral. Aplikoni “maskën e artë” poshtë zonës së syve, mbajeni për 15 minuta dhe në fund shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Është normale të shihni paksa skuqje në zonën ku e keni aplikuar , falë agjentëve aktivë që stimulojnë qarkullimin e gjakut./tesheshi.com/

Related posts