728 x 90 Leaderboard

Receta për tavë me fileto peshku

Përgatiti: Ida Tytyni

Përbërësit:

Fileto peshku
Patate
Domate
Qepë
Spec i kuq (Sipas dëshirës)
Limon
Piper të zi
Kripë
Pipër të kuq
Erëza sipas dëshirës, unë kam përdor basilikum (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Pastrohet fileto e peshkut dhe marinohen me pak vaj ulliri basilikum, limon, pipër të zi, kripë dhe pak pika limoni.

Presim patatet dhe i marinojme me pak pipër të kuq dhe kripë pak vaj ulliri i fusim në furrë për 15 minuta, pas 15 minutave heqim tavën dhe rendisim qepën, domaten, specat e kuq dhe në fund vendosim fileton e peshkut, e fusim në furrë edhe për 40 minuta dhe gati për shërbim./tesheshi.com/

 

Related posts