728 x 90 Leaderboard

Receta me patëllxhan dhe limon që ju ndihmon të humbni peshë

Të humbësh peshë në mënyrë të shëndetshme është objektivi i shumë njerëzve. Mbledhja e yndyrnave për shkak të problemeve metabolike dhe kardiake, që reduktojnë cilësinë e jetës shtojnë dhe sëmundjet.

Por krahas dietave dhe ushtrimeve fizike, ka disa pije që ndihmojnë në djegien e yndrynave dhe kalorive për të pasur rezultate në më pak kohë.

Konsumimi i tyre kompleton dietën dhe mbështet funksionet metabolike. Një prej tyre është uji me patëllxhan dhe limon, i njohur për vetitë e tij mjekësorë dhe diuretike.

Kjo është një pije më bazë të ulët kalorike, me fibra dhe antioksidantë, hidratuese për trupin dhe ndihmon të humbi disa kile.

Si ta përgatisni këtë pije?

Përbërësit: 1 patëllxhan, lëngun e një limoni, 1 litër ujë.

Pastroni mirë patëllxhanin, dhe priteni në kube pa e hequr tulin e tij. Ndërkohë ngrohni ujin në zjarr. Kur uji të nisë të zjejë hidhni kubat e patëllxhanët dhe fikeni zjarrin. Lëreni të pushojë në temperaturën e ambientit dhe kur të ftohet vendoseni në frigorifer. Kur të jetë komplet e ftohtë, shtoni lëngun e limonit të freskët.

Për të detoksifikuar trupin, pijeni me stomakun bosh, për shtatë ditë. Si integrator për të rënë në peshë, pijeni të paktën 3 herë në javë. Ndajeni 1 litër ujë të këtij lëngu në 3-4 porcione në ditë./tesheshi.com/

Related posts