REALITETE/ Libani, një mrekulli e rrethuar nga era e barutit

Konflikti, borxhet dhe mosfunksionimi i ligjit janë më se të pritura në Liban, vend i cili ndan kufirin me Sirinë. Por, siç zbulon udhërrëfimi i Martin Wright, kjo është vetëm një pjesë e tregimit.

Libani është një vend i vogël i vendosur mes Sirisë dhe Detit Mesdhe. Në kohët më të nxehta, mund të largoheni nga Bejruti pas një mëngjesi të qetë dhe të kaloni në Damask për të ngrënë drekë.

Libani është djep i disa qytetërimeve të lashta, duke përfshirë fenikasit. E megjithatë, vendi ka qenë djep i përsëritur i luftërave, për më shumë se 50 vitet e fundit.

Konflikti brutal civil u ndez sporadikisht gjatë viteve 70, 80 dhe 90, duke e çuar ekonominë në një bllokim të përgjakshëm. Pastaj, kur paqja dukej se kishte arritur, luftimet shpërthyen në Siri, herë pas here duke kaluar nëpër anën tjetër të kufirit.

Pavarësisht nga trazirat, libanezët u ngritën në këmbë duke pranuar një milion refugjatë sirianë. Duke pasur parasysh faktin që popullsia e saj është vetëm gjashtë milionëshe, kjo do të ishte njësoj sikur Britania e Madhe të pranonte 12 milionë refugjatë përnjëherë.

Fluksi nuk është përherë i mirëpritur nga njerëzit që përpiqen të marrin veten në një ekonomi të goditur nga korrupsioni i thellë dhe nga një sistem politik gati i rrënuar.

Por kujtesa e tyre e freskët e egërsisë së luftës ka nxitur dhembshuri për fqinjët. Ndërkohë që shumë libanezë të rinj kanë kërkuar mundësi pune në Evropë ose në SHBA, të tjerët po qëndrojnë me ngulm, duke kërkuar ringjalljen kulturore dhe jo vetëm.

Por vendi ka aq shumë për të treguar.

Mbi Luginën Beqaa të Libanit ngrihen malet Shouf, dhe në mesin e tyre qëndrojnë pemët legjendare të Sidrit – simboli kombëtar i vendit. Ashtu si vreshtat, pemët e Sidrit kanë një histori të lashtë. Ato përshkruhen si pemët e perëndive në Epin e Gilgameshit, poema 4,000-vjeçare që përgjithësisht konsiderohet si vepra letrare më e hershme në botë.

Edhe Sidri u bë viktimë e luftës, u pre për dru zjarri, dhe u la pas dore mes anarkisë së konfliktit. Ato u bënë habitat i milicive rivale që sulmonin Bejrutin.

Por milicia u dorëzuan, dhe pemët po gjallërohen.

Fshatarët inkurajohen të hapin shtëpitë e tyre për ekoturistët nëpërmjet mikpritjes së bujtinave dhe fermerët lokalë po ndihmohen për të ringjallur teknikat e lashta që ruajnë ujin dhe tokën – një nevojë gjithnjë e më urgjente në këto ditë kur ndryshimet klimatike po godasin.

Ndërsa në veri të Bejrutit, që shtrihet mbi kodrat që i bëjnë hije portit të lashtë të Byblos, gjendet një rrëmujë e mrekullueshme e pyllit të dushkut dhe dëllinjave në shpatet e Jabal Moussa – “Mali i Musait”.

Vendi është një rrëfim i mbetjeve fenikase, romake dhe otomane, dhe është një shembull i rrallë i një ekosistemi pyjor mesdhetar, i cili gati është zhdukur nga presioni i zhvillimit.

Libani po përpiqet që në çdo mënyrë të mbijetojë nga era e barutit që vjen përtej kufijve. Të mbytur në erën e tij, vendi megjithatë mbështet gratë në prodhimin e gjithçkaje, nga mjalti tek punimet artizanale, dhe mbështetë familjet në promovimin e turizmit, pasi në këtë vend, vërtetë ka shumë për të parë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts