REALITETE/ Fari i Ulqinit, nostalgjia e lundruesve që nuk i besojnë GPS-it (video)

Teknologjia moderne e lundrimit ka bërë që farët ndriçues pranë bregdeteve të jenë praktikisht të vjetruar. Por roja i fundit i farit ka mbetur pikërisht në Mal të Zi, në qytetin e vjetër bregdetar të Ulqinit. Ai ndjen se puna e tij, ndonëse e vetmuar ka ende një qëllim.

Kënaqësia e shijimit të çdo perëndim dielli mbi Adriatik mund të jetë edhe një arsye pse Stanko Stojanoviç nuk heq dorë nga fari i vjetërsuar, por ende funksional.

Ai thotë se një vetëtimë mund të dëmtojë sistemet moderne të GPS, e si pasojë, anijet mund të mos bëjnë ankorimin.

Por fari, pajisja shumëshekullore e vrojtimit dhe lajmërimit, u del në ndihmë lundruesve që nuk u besojnë ende pajisjeve moderne. Stojanoviç thotë se lundërtarët ndjehen komodë me dritat dhe sinjalistikën që fari e jep.

I mbetur si i fundit far funksional në vend, ky mjet sinjalizues ka kryer punën me përpikëri për shumë kohë.

Janë të panumërta anijet pirate që kanë përfunduar poshtë ujërave të Ulqinit, në përpjekje për të vjedhur në qytet, ashtu siç janë të panumërta anijet që kanë hyrë dhe dalë nga porti i vjetër i qytetit të përzier me shumë kombësi e fe, një veçori tjetër jo e rrallë si fari, por e ndritshme si ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts