728 x 90 Leaderboard

Reali kërkon Kejn me çdo kusht, jep Bejl, Modriç dhe Benzema në këmbim

Reali i Madridit kërkon me çdo kusht sulmuesin britanik të Totenhemit, Harry Kejn. 23-vjeçari ka impresionuar këtë sezon, ashtu si në të mëparshmit, duke shënuar 94 gola në 3 vitet e fundit, e duke u kthyer në sulmues të padiskutueshëm për kombëtaren e Anglisë.

E për të marrë “Hurricane” (uraganin) siç thërritet sulmuesi, Reali nuk kërkon të kursehet, e është gati të japë në këmbim 3 lojtarë të formacionit të Los Blankos. Bëhet fjalë për Bejl, Modriç dhe Benzema. Kjo është kundëroferta e presidentit madrilen Florentino Perez, pasi Totenhem bëri të ditur se kontrata e re me Kejn, bën që ai të largohet nga Londra, vetëm për 200 milion euro. Nga ana tjetër, oferta e Realit duket shumë mikluese, pasi bëhet fjalë për të afruar në Angli, 3 lojtarë klasi, për më tepër, që Bejli ka shkëlyqer pikërisht kur luante për Totenhem. Tashmë “topi është në fushën” e klubit britanik, i cili po tundohet fort nga çfarë ofrojnë kampionët e Spanjës. /tesheshi.com/

Related posts