Real i Madridit “fiton” edhe historinë

Reali i Madridit fiton edhe titullin e skuadrës më të mirë në Champions League, në të gjithë historinë e egzistencës së këtij kompeticioni.

UEFA ka përpunuar numrin e ndeshjeve të zhvilluara për cdo skuadër që ka marrë pjesë në Ligën e më të mirëve, që nga viti 1957, kur ky aktivitet quhej Kupa e Kampioneve. Mediat në Spanjë kanë përshkruar edhe mënyrën e llogaritjes së pikëve, që ka bërë UEFA.

Kështu, për çdo fitore që skuadrat kanë arritur në këtë aktivitet vlerësimi ka qenë me 2 pikë, ndërsa për cdo barazim, një pikë. Në fund të kësaj llogaritjeje për çdo skuadër, rezulton se Real Madrid ka grumbulluar më tepër pikë se cdo skuadër, përkatësisht 562 pikë.

Natyrisht edhe 10 titujt e fituar prej madrilenëve, kanë zënë peshën e tyre. Në vend të dytë renditet Bajerni i Mynihut me 433 pikë, ndërsa në të tretin, Barcelona, me 402 pikë. Për italianët “veshëngritur” për të dëgjuar vlerësime historike, skuadra e renditur më mirë është Milani, i cili pozicionohet në vendin e 5-të. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts