Real bën “Manita”, Ronaldo shënon 3 gola

Cristiano Ronaldo e ka festuar 33 vjetorin e tij, duke shënuar 3 gola në ndeshjen që Reali i Madridit fitoi 5-2 ndaj Real Sociedad.

Portugezi ka qenë protagonist absolut i ndeshjes, madje duke realizuar dicka që askush nuk e ka bërë më parë në La Liga: i ka shënuar golat, një me të djathtën, një me të majtën dhe një me kokë. Madrilenët ushtruan pressing të fortë që në fillim, duke shënuar me Lucas Vasquez.

Më pas CR7 shënon golin e dytë, e të tretë, duke e cuar ndeshjen në 3-1. Toni Kross shënoi golin e katërt dhe portugezi mbylli golat për skuadrën e tij. Sociedad shënoi me Bautista dhe Ilarramendi. Me këtë fitore Reali kalon Valencian në renditje, duke u ngjitur në vendin e tretë.

Fitoi të shtunën edhe Atletiko e Madridit, i cili me një gol që në minutën e parë të ndeshjes me Malaga, siguroi 3 pikët dhe konsolidon vendin e dytë, duke qenë ekipi anti-Barcelonë këtë sezon. Antoine Griezman ishte autor i golit për Los Colchoneros. /tesheshi.com/

Related posts