Auto Dak
Auto Dak

REAGIMI/ Vendimi i Kolegjit, Meta i “shpall luftë” 30 Qershorit, KQZ-së, ndërkombëtarëve: zgjedhje s’do ketë, s’lëviz nga Presidenca!

Presidenti Meta u rishfaq në 8 të mëngjesit para medias, siç kishte paralajmëruar, në të njëjtën orë kur firmosi dhe ç’dekretimin e zgjedhjeve, duke ofruar një tjetër “skërmitje dhëmbësh”. Kjo, pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor për njohjen e 30 qershorit si datë zgjedhjesh, nisur nga një ankimim i Partisë së Unitetit Kombëtar.

Meta jo vetëm që nuk shfaqi asnjë shenjë tërheqjeje, por avancoi dhe më tej në ashpërsinë e tij duke mbrojtur aktin e tejet debatueshëm të ç’dekretimin të zgjedhje, por dhe duke sulmuar ashpër KQZ-në,të cilën e qëuajti dhe organizatë socialiste, pa kursyer deri ndërkombëtarët, madje dhe Sorosin, në një aludim për të.

“Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër KQZ-së që e pengonte të çregjistrohej. Kolegji e rrëzoi. Vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm. Presidenti nisur nga dizinformacionet e shpërndara qëllimisht sqaron se Kolegji nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë, pasi nuk ia njeh Kushtetuta. Presidenti nuk është thirrur si palë, prandaj vendimi nuk ka asnjë efekt juridik. 30 Qershori është proces imagjinar.  Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake”, ishte sqarimi gjysëm politik e gjysëm juridik i kreut të shtetit, që vijoi më pas duke thënë se

“Nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, apo në një vend tjetër, por në Shqipëri, për shkak të një krize të thellë, që vijon prej disa muajsh. Mos prisni nga asnjë ambasador të iu thotë këtë që po iu them unë.

Nuk  kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri. Pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje negociatash, kjo është e sigurt. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes”, është shprehur Meta.

Kreu i shtetit u përbetua se nuk do e lëshojë Presidencën, si një paralajmërim për mazhorancën që po përgatit shkarkimin e tij, e njëherësh shpalli, me gjuhën e opozitës, se me të do të nisë ringritja e Republikës.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të  asnjë fondacioni ndërkombëtar. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022”, tha Meta.

Kujtojmë se ky reagimi i ashpër i Metës vjen dhe pas lajmit se amerikanët kanë vendosur që të negociojnë me palët politike pas 30 Qershorit, sigurisht duke e njohur atë, por pa e përfshirë atë si president si faktor në bisedime. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts