Auto Dak
Auto Dak

REAGIMI/ Rama mbron Reformën e sulmuar nga Meta: Kushtetuesja, një “djep bosh”…pa “shejtan brenda”

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj presidentit Meta, pas kritikave të forta të këtij të fundit lidhur me Reformën në Drejtësi, referuar faktit se vendi ka mbetur, edhe pse përkohësisht, pa Gjykatë Kushtetuese.

Sipas Ramës, kjo e fundit është vërtet “një djep bosh”, por ama pa “shejtanin brenda”

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë vetingut, GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shkroi Rama në Tëitter.

Shefi i qeverisë vijon më tej kur shprehet ironisht mbi pozicionin e Metës lidhutr me atë çfarë kërkon opozita, ndryshe djegien e zgjedhjeve sipas Ramës:

“Padiskutim, presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme, po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, shkroi Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts