Auto Dak
Auto Dak

REAGIMET/ Çdekretimi i 30 Qershorit nga Meta, Brukseli dhe OSBE kundër presidentit: drejt zgjedhjeve pa ekuivok!

Kanë nisur të vijnë mesazhet e para nga ndërkombëtarët në lidhje me skenën e re të krizës shqiptarë, krijuar pas aktit të presidentit Meta me ç’dekretimin e njëanshëm të zgjedhjeve të 30 qershorit, pa asnjë konsultë paraprake me palët dhe me plot paqartësi kushtetuese.

Në një deklaratë e ardhur nga Brukseli, bërë nga zëdhënësja Maja Koçijançiç, thuhet Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje më 30 qershor. E kjo, pasi dhe parlamenti konsiderohet legjitim.

“Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri.

 Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.

 Tani është thelbësore që të garantohet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale”, thuhet në deklaratë.  

Gjithashtu një reagim ka ardhur dhe nga kryesuesi i OSBE-së, Miroslav Lajçák, ku theksohet e njëjti qëndrim, ai për zgjedhje më 30 qershor.

“Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

 Kryetari i Radhës u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse.

 Ai theksoi pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar”, thuhet në deklaratën e OSBE-së. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts