Auto Dak
Auto Dak

Reagime në Prishtinë e Tiranë për Nobelin e Peter Handke: të të vijë për të vjellë!

Ka pasuar një valë reagimesh mbi dhënien e Nobelit në Letërsi për shkrimtarin kontravers austriak Peter Handke, i njohur si adhurues i Millosheviçit dhe mohues i krimeve serbe në Bosnjes, specifikisht genocidit në Srebrenicë, e më tej dhe në Kosovë. Nga kjo e fundit, ishte Akademia e Shkencave, në krye të së cilës sapo është emëruar Mehmet Kraja, i cila i kërkoi Komitetit të Çmimeve prestigjoze që ta anullonte atë dhënë për Handke.

“Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën. Si Akademi e një shteti të sapo krijuar mbi vlerat perëndimore të lirisë së popujve dhe institucion që edhe vetë ka vuajtur segregacionin dhe aparthejdin e një regjimi të urryer dhe luftën e tij shfarosëse, nuk kemi besuar se kaq shpejt do të përballemi me humbjen e kujtesës dhe amnistinë morale të atyre që mbështeten me aq pasion një vrasës të popujve, siç bëri laureati i juaj, Peter Handke”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Ndërkohë, në Kosovë po përgatitet dhe një peticion me mijra firma, për ta dërguar te Komitet i Çmimeve në Suedi, me thirrjen për anullimin e Nobelit për Handke.

Ndërkohë në Tiranë, prej dhjetra reagimeve, ka veçuar ai i kryeministrit Rama, i cili tha se i vinte për të vjellë nga ajo që kish dëgjuar.

“Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit”, shkruan Rama. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts