Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

REAGIME/ Muslimanë francezë pas ngjarjeve në Nice: Çmenduri, urrejtje, zemërim, hakmarrje…Ja ç’tha Profeti

Muslimanë francezë reaguan me tmerr ndaj vrasjes së tre personave në Nice, duke pretenduar se krimi nuk përfaqësonte besimin dhe vlerat e tyre.

Sulmi, i cili ndodhi në kishë, është i treti në llojin e tij në më pak se një muaj dhe vjen në një periudhë tensioni midis vendeve muslimane dhe Francës.

Disa shtete javën e kaluar bënë thirrje për bojkot të produkteve franceze, pasi presidenti Emmanuel Macron mbrojti të drejtën për të botuar karikatura që synojnë Profetin Muhamed.

Ai i bëri deklaratat pas vrasjes brutale të Samuel Paty, një mësues i cili u tregoi studentëve karikaturat në fjalë gjatë një diskutimi mbi lirinë e fjalës.

Yasser Louari, një aktivist francez për të drejtat civile, thotë se autorët e këtyre krimeve nuk bëjnë dallim midis muslimanëve dhe të krishterëve dhe i nënshtrohen një ideologjie të panjohur për Islamin.

“Gruas iu pre koka në kishë, që do të thotë se këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me vendet e shenjta. Nuk ka asnjë kufi moral për ta,” tha Louati.

“Rreth 750 njerëz janë vrarë në xhami në të gjithë botën. Pse nuk i lidhim rastet dhe të konkludojmë se kjo ideologji po përhapet dhe se ne po humbasim betejën për ide tani për tani.”

“Ne i trajtojmë këto sulme sikur ato janë të ndara nga njëra-tjetra dhe ato nuk janë,” shtoi ai.

Idriss Sihamedi, një aktivist, organizata humanitare e të cilit Barakacity u shpërbë nga autoritetet të mërkurën, me akuzat e nxitjes së urrejtjes, dënoi sulmin në Nice.

“Sulmet si kjo janë serioze dhe fakti që ato ndodhin në vendet ku njerëzit vijnë për të kërkuar paqen, i bën ato edhe më serioze”, shkroi ai në Twitter.

“Mbështetje për familjet e viktimave, por edhe për besimtarët. Franca po zhytet në çmenduri, urrejtje, zemërim dhe hakmarrje.”

Gazetarja Faiza Ben Mohammed është e mendimit se do të ishte e dobishme t’i kujtojmë komunitetit të saj të madh në mediat sociale avokimin e vlerave të Profetit si paqja dhe bashkëjetesa.

“Profeti Muhamed tha: “Kushdo që dëmton një hebre ose një të krishter, do të gjejë një kundërshtar tek unë në Ditën e Gjykimit,” shkroi ajo.

Fatima Oussak, nga shoqata e prindërve Front de Meres, shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe tha se ishte e rëndësishme që njerëzit të qëndronin në solidaritet në këto kohë të vështira.

“(Ne jemi) kundër atyre që krijojnë urrejtje dhe që janë përgjegjës për ciklin e ferrit dhe klimës së terrorit, viktima të së cilës jemi. Ne qëndrojmë së bashku! Solidaritet, barazi, drejtësi dhe respekt për dinjitetin njerëzor,” tha ai.

Një pikëpamje të ngjashme ka edhe prezantuesi i televizionit Sebastien Abdelhamid, i cili shprehu “zemërim dhe neveri” për atë që ndodhi në Nisë.

“Ngushëllimet e mia për viktimat dhe familjet e tyre. Çfarë barbarie … Këta nuk janë njerëz … Kjo nuk është e mundur,” shkroi ai.

Të tjerët kanë shprehur zemërim që disa anëtarë të institucionit politik po përpiqen t’i përdorin ngjarjet për qëllime politike.

Duke reaguar ndaj lajmit, Marine Le Pen, një udhëheqëse e ekstremit të djathtë, shkroi në Twitter se “ngritja dramatike e luftës islamike kundër bashkëqytetarëve tanë … kërkon … një përgjigje globale, që synon zhdukjen e Islamizmit” nga toka franceze.

“Kuptoni që ajo e përdori sulmin për interesat e saj politike, madje edhe para se të shprehte mbështetjen për viktimat,” shkroi një përdorues i Twitter-it. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts