728 x 90 Leaderboard

Rasti “Lleshi”, Ambasada Amerikane thyhen heshtjen: pse Rendit i duhet ministër

Pas një periudhë heshtjeje, që prej largimit të ambasadorit Lu, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me zhvillimin më të fundit të nxehtë në politikën shqiptare, mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Meta.

Siç dje Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Tiranë, edhe nga Uashingtoni kërkohet që Rendi të funksionojë i plotë, me ministër.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”.

Siç mund të dallohet në rreshta, aty ka një frazë dhe për reformën në drejtësi, që aludohet të jetë një ndër shkaqet e aktit të pazakontë të Metës. Me mosdekretimin e Lleshit, mendohet që Meta të përcjellë një apel mbi pasojën e reformës në drejtësi në lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese.

Deklarata e Ambasadës Amerikane vijon duke përlavdëruar punën e dikasterit të Rendit, përkthyer që për administratën amerikane, çfarë ka ndodhur deri më tani nën drejtimin e Fatmir Xhafajt, është për t’u përshëndetur.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”.

Por ndërsa Brukseli e Uashingtoni duan me patjetër që Ministria e Brendshme të fiunksionojë me ministër e jo zëvëndës, siç Sandër Lleshi është emëruar, nuk lexohet saktë nëse apeli është për Metën që duhet ta dekretojë apo për Ramën që duhet të përzgjedhë diku tjetër. /tesheshi.com/

Related posts