Rasti “Kapllanaj”, PS e merr seriozisht shkarkimin e Zgurit nga kreu KQZ-së

PS duket se do e çojë deri në fund synimin e saj për ta shkarkuar kreun e KQZ-së, Klemend Zguri. Dhe e gjithë kjo, për shkak të Kapllanajt të Mallakastrës, me pretendimin se ndaj këtij të fundit nuk është zbatuar i njëjti kriter si në rastin e Rroshit, duke e shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë, në respekt të ligjit të dekriminalizimit.  PD i dorëzoi zyrtarisht kreut të Kuvendit, Ruçi, kërkesën për shkarkimin nga detyra të kreut të KQZ-së, Zguri.

“Siç i kemi bërë me dije edhe më parë opinionit publik, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri arkivoi pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin Agron Faslli Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër, person ky, i cili rezulton se është dënuar nga gjykata e shtetit italian me vendim të formës së prerë për vjedhje.

Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë kësaj çështjeje nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij, pasi duhej të ishte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si organ kolegjial dhe jo kryetari i këtij komisioni si individ, organi që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj”, deklaroi deputetja e majtë Klotilda Bushka.

Klemend Zguri është ndër veteranët e KQZ-së, si përfaqsues i së djathtës, por kurrë i përfshirë në sherrnaja politike. /tesheshi.com/