Auto Dak
Auto Dak

Rasti i dy Valbonave të Durrësit, reagim nga PS: e padëgjuar!

Ka reaguar PS ndaj vendimit të Gjykatës së Durrësit për rastin e dy Valbonave, Sako të PS-së dhe Sakollarit të Bindjes, ku të parës nuk i dha mandati si fituese e zgjedhjeve, me pretendimin se e dyta është regjistruar jashtë afateve ligjore në KQZ.

Numri 2 i mazhorancës, Taulant Balla, e quajti këtë një lajthitje, pasi sipas tij, mandatet i jep KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor.

“Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme”, tha Balla.

Edhe Patozi i Bindjes Demokratike, quajti të padrejtë vendimmarrjen e Gjykatës së Durrësit, madje duke vënë në pikëpyetje formimin juridik të kreut demokrat Basha, i cili iu gëzua këtij precedenti. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts