reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Rast i rrallë: I rikthehet futbollit në moshën 53 vjeçare

Stuart Pearce, ish-kapiteni i kombëtares angleze në vitet 78, njëherësh lojtar i shumë skuadrave të njohura të Premier Ligës si: Nottingham Forest, West Ham United dhe Manchester City, është rikthyer sërish të shkelë në tapetin e blertë, në moshën 53 vjeçare.

Futbollisti i njohur me pseudonimin “i çmendur”, ka firmosur me skuadrën Longford AFC nga qyteti i Gloucestershires, e cila ka një bilanc të tmerrshëm këtë edicion, duke pësuar 18 humbje nga po aq ndeshje, njëherësh duke pranuar 179 gola dhe duke realizuar vetëm një.

“Jam rikthyer sërish në lojën e futbollit, për të ndihmuar gjeneratat e reja në realizimin e ëndrrave të tyre, duke sjellë përvojën nga dhomat e zhveshjes dhe ndeshjet e shumta që kam kaluar në karrierë”, u shpreh Pearce, lidhur me rikthimin e tij në lojën e futbollit.

Stuart Pearce, ishte njëri ndër lojtarët kryesorë të përfaqësueses albione që në krye me trajnerin legjendar Bobby Robson, kishin arritur të kualifikoheshin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, të mbajtur në Itali, gjatë viteve 1990. /tesheshi.com/