Rapunzel e vërtetë! Flokët e saj të gjatë tani i vesh si fustan

Një Rapunzel e vërtetë, po i habit të gjithë me gjatësinë e flokëve të saj , të cilat duket se i vesh si një fustan.

Flokët e bardha të Malgorzata Kulczyk, të cilat ajo kurrë nuk i ka lyer, tani i prekin këmbët e saj dhe ajo madje mund t’i mbështjellë rreth trupit të saj si një fustan.

Ndërsa 32-vjeçarja, e cila jeton në lindje të Londrës dhe planifikon të studiojë teknologjinë informative, u shpreh se: “Asnjëri prej miqve dhe familjes sime nuk donte që unë t’i shkurtoja flokët, ata më thonin se i kam në gjendje të mirë , dhe kështu unë nuk i preva”./tesheshi.com/