728 x 90 Leaderboard

Raporti sekret i Londrës: ja si Rusia po tenton ta gllabërojë Ballkanin

Një raport sekret britanik i publikuar nga B92 bën të ditur se Ballkani ka ikur nga orbita e BE-së dhe atij po afrohet Rusia, Turqia dhe Kina.

Siç bën të ditur raporti, aktorët e jashtëm, ku përfshihen pra këto tre vende, kanë mbushur një zbrazëti të krijuar nga neglizhimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit.

Raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i ka shkruar qeverisë së Theresa May dhe s i sugjeron Londrës se “ndikimi i Rusisë në rajon është i dobët, për shkak se prania e saj ekonomike është e kufizuar.

Pavarësisht nga kjo, Rusia është e aftë të shfrytëzojë problemet e rajonit dhe të dëmtojë përparimin e saj drejt paqes, prosperitetit dhe, përfundimisht, anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Sipas B 92, Ministria e Jashtme Britanike ka bërë të ditur se një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat ballafaqohet rajoni është ndërhyrja në rritje e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, siç shihet në tentativën e komplotit të grushtit të shtetit në Mal të Zi në tetor 2016 , si dhe në aktivitetet destabilizuese të liderëve politikë në Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Policia e Srpska-s po blinte armë nga Rusia, duke ushqyer frikën e aftësisë së Rusisë për të destabilizuar zgjidhjen e brishtë të paqes në Bosnje-Hercegovinë“, thuhet në raport.

“Rusët, siç bëjnë në vende të tjera, po përkeqësojnë situatën edhe ashtu të keqe. Kjo është një nga aftësitë e tyre të mëdha”, tha nga ana tjetër Robert Cooper, një ish-diplomat i BE-së në mbledhjen e komitetit të parlamentit britanik. /tesheshi.com/

 

Related posts