Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Raporti: Piloti i aeroplanit ku u vra Emiliano Sala, i palicencuar

Piloti i aeroplanit, në përplasjen e të cilit vrau futbollisti argjentinas Emiliano Sala, nuk kishte licencë për të drejtuar mjetin ajror, thuhet në një raport të fundit mbi aksidentin fatal mbi La Manche.

Sala dhe piloti David Ibbotson ishin të vetëm në avionin e vogël në janar të vitit të kaluar, dy ditë pasi futbollisti nënshkroi një marrëveshje në Premier League-n angleze ku do të luanye me Cardiff City, raporton BBC.

Institucioni i Hetimit të Aksidenteve të Transportit Ajror në Mbretërinë e Bashkuar publikoi raportin e tij këtë 13 mars, ku thuhet se Sala ishte “thellësisht pa vetëdije” për shkak të helmimit me monoksid karboni.

BBC kujton se Sala udhëtoi nga Nante-si francez për në Cardifin uellsian në më 21 janar 2019.

Atë ditë, Piper Malibu N264DB humbi kontaktin me kontrollin e fluturimit në Gernsey.

Avioni u vlerësua të ketë rënë në det me një shpejtësi prej 434 kilometrash në orë.

Raporti thoshte se piloti 59-vjeçar nuk ishte i kualifikuar për të fluturuar brenda natës dhe nuk kishte përvojë në përdorimin e instrumenteve të avionëve.

Leja e tij për të drejtuar llojin e përmendur të aeroplanit kishte skaduar në nëntor 2018.

Gjithashtu, është zbuluar se autopiloti kishte një defekt të vazhdueshëm dhe duhej të ishte shënuar si “jo në punë”, sipas BBC. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts